Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Krasniqi: Sulmeve dhe agresioneve terroriste do t’iu përgjigjemi çdo herë me forcën e rendit dhe ligjit

Krasniqi: Sulmeve dhe agresioneve terroriste do t’iu përgjigjemi çdo herë me forcën e rendit dhe ligjit

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka përkujtuar heroin Afrim Bunjaku, në njëvjetorin e rënies.

Krasniqi ka publikuar pamje nga homazhet që kanë bërë bashkë me Kryeministrin Albin Kurti, Kryeparlamentarin Glauk Konjufca dhe ministra të tjerë tek varri i Bunjakut, derisa ka thënë se “sulmeve dhe agresioneve terroriste do t’iu përgjigjemi çdo herë me forcën e rendit dhe ligjit”.

“Lavdi përgjithmonë rreshterit Afrim Bunjaku, hero i Republikës së Kosovës!”, ka shkruar Krasniqi.

Afrim Bunjaku u vra më 24 shtator të vitit 2023, kur një grup terrorist sulmoi Policinë e Kosovës në Bansjkë.