Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Krasniqi: Sot, kujtojmë se liria dhe shteti ynë janë ndërtuar mbi sakrificën e dëshmorëve

Krasniqi: Sot, kujtojmë se liria dhe shteti ynë janë ndërtuar mbi sakrificën e dëshmorëve

Ish-kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka përkujtuar 27-vjetorin e rënies së komandantit Mujë Krasniqi dhe 40 dëshmorëve të UÇK-së, duke theksuar se liria dhe shteti i Kosovës janë ndërtuar mbi sakrificën e tyre të përjetshme.

“Në 27-vjetorin e rënies së komandantit Mujë Krasniqi dhe 40 dëshmorëve të UÇK-së, në ditën që përkon me themelimin Ushtrisë së Kosovës, kujtojmë se liria dhe shteti ynë janë ndërtuar mbi sakrificën e tyre të përjetshme. Lavdi e përjetshme”, shkruan Krasniqi.