Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Politika > Krasniqi: Qeveria Kurti i mbushi institucionet me familjarë të pushtetarëve

Krasniqi: Qeveria Kurti i mbushi institucionet me familjarë të pushtetarëve

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës ka publikuar sot të gjeturat e Komisionit Evropian në raportin e fundit për Kosovën ku evidentohet dështimi i qeverisë aktuale në reformën e administratës publike.

Kreu i PDK-së ka rikujtuar se Qeveria Kurti, e cila kishte premtuar punësim e drejtësi, pas ardhjes në pushtet i ka mbushur institucionet e pavarura dhe bordet me familjarë e militantë partiakë.

“Ndërkaq, Ligji për Paga, më shumë është padrejtësi dhe pabarazi, sesa sistem fer shpërblimi. #Regres”, ka thënë kreu i PDK-së Memli Krasniqi.
/TV Arbëria

Powered by WordPress