Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Krasniqi: Pritja nga AAK-ja ka qenë madhështore

Krasniqi: Pritja nga AAK-ja ka qenë madhështore

Në një intervistë për emisionin “N’Pult” në TV Arbëria, Dardan Krasniqi, kandidat për deputet nga radhët e AAK-së, tha se pritja që i ka bërë kjo parti ka qenë madhështore.

“Unë tashmë jam anëtari më i ri aty, dhe kur kam pranuar të hy, e kam bërë për të ndihmuar. Besoj se momenti më i mirë është tash për të ndihmuar, për t’i dalë krah Haradinajve dhe për të dalë krah gjithë shqiptarëve,” tha Krasniqi.

Kujtojmë se Dardani vjen në AAK me një përvojë politike dhe një aktivitet 25-vjeçar. Dardan Krasniqi ka qenë polic dhe drejtuesi i parë i Policisë në Malishevë.