![](https://www.arberia.tv/wp-content/uploads/2025/01/pdk-2025.gif)
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli KRasniqi tha se me Bedri Hamzën kryeministër pagat do të rriten për 50%.
Krasniqi shpërndau në Facebook një video ku Hamza tregon për këtë pjesë nga programi i PDK-së.
“Po, me Bedri Hamzën kryeministër, pagat rriten për 50% në fillim të mandatit të tij. 50% më shumë për mësues, infermierë, profesorë, doktorë, policë, ushtarë, zjarrfikës, për 84 mijë të punësuar që marrin paga pëmes buxhetit të Kosovës. #PDK131”, shkroi ai.
![](https://www.arberia.tv/wp-content/uploads/2025/01/ldk-2025-1.gif)
![](https://www.arberia.tv/wp-content/uploads/2025/01/nisma-2025.gif)