Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Krasniqi përkujton 24 vjetorin e masakrës në Sllovi të Lipjanit

Krasniqi përkujton 24 vjetorin e masakrës në Sllovi të Lipjanit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka përkujtuar 24 vjetorin e masakrën në Sllovi të Lipjanit, ku 45 civilë shiptarë u masakruan nga forcat serbe.

“Me dhembje kujtojmë 45 civilë shqiptarë, të cilët u masakruan mizorisht 24 vite më parë nga dora barabare serbe në Sllovi të Lipjanit”, ka shkruar Krasniqi.

Kreu i PDK-së ka shtuar se së bashku me kolegë e bashkëpuntorë kanë bërë homazhe te varrezat e martirëve në Sllovi.

Krasniqi ka treguar se kanë bërë homazhe dhe në fshatin Tërboc pranë lapidarit të dëshmores Zylfije Gashi në përvjetorin e 24-të të rënies së saj.

/Arberia TV