Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Krasniqi për raportin e BE’së për Kosovën për 2024’tën: Më negativi që kemi marrë ndonjëherë, këto janë mesazhet kryesore

Krasniqi për raportin e BE’së për Kosovën për 2024’tën: Më negativi që kemi marrë ndonjëherë, këto janë mesazhet kryesore

Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, ka thënë se Raporti i BE’së për Kosovën për vitin 2024 që është publikuar sot është raporti më negativ që ka marrë Kosova ndonjëherë.

Sipas tij mesazhet kryesore janë që “Kosova mbetet nën sanksione, Kosova është duke u keq-qeverisur, Kosova është duke ecur prapa në të drejtat dhe liritë e njeriut, lirinë e shprehjes dhe të mediave, dhe në drejtësi”.

“Raporti i Bashkimit Evropian për Kosovën, për vitin 2024, i cili i është dorëzuar Qeverisë dhe është publikuar sot, është raporti më negativ që ka marrë vendi ynë ndonjëherë. Mesazhet kryesore që dalin prej tij janë të qarta: Kosova mbetet nën sanksione! Kosova është duke u keq-qeverisur! Kosova është duke ecur prapa në të drejtat dhe liritë e njeriut, lirinë e shprehjes dhe të mediave, si dhe në drejtësi!”Krasniqi ka shtuar se tri shtyllat themelore mbi të cilat ndërtohet dhe funksionon shteti demokratik dhe zhvillimor janë në stagnim apo regres.

“Tri shtylla themelore mbi të cilat ndërtohet dhe funksion shteti demokratik dhe zhvillimor, janë në stagnim apo regres. Tri fusha për të cilët është përgjegjëse e vetme Qeveria e Republikës së Kosovës, e për të cilët Partia Demokratike e Kosovës e ka ngritur zërin vazhdimisht gjatë këtyre katër viteve.”Ai ka shtuar se “dështimet e Qeverisë së Kosovës” që janë paraqitur në këtë raport janë veprime të qëllimshme, të ndërmarra me vetëdije nga kryeministri dhe vartësit e tij “si mjete për ruajtjen e pushtetit”.

“Fatkeqësisht, dështimet e Qeverisë së Kosovës, të paraqitura në këtë raport, nuk janë vetëm pasojë e jo-kompetencës dhe paaftësisë së tyre, por janë veprime të qëllimshme, të ndërmarra me vetëdije nga Kryeministri dhe vartësit e tij, si mjete për ruajtjen e pushtetit. Ky është një sabotim i zhvillimit dhe integrimit të vendit.”.I pari i PDK’së ka thënë se raporti është shqetësues dhe alarmues.

“Raporti është shqetësues dhe alaramues, e të cilit nuk i gëzohet askush, por i cili kërkon vëmendjen dhe reagimin e qytetarëve. Lajmi i vetëm i mirë në këtë mes është se 9 shkurti po afrohet, dhe me të, edhe fundi i kësaj Qeverie.”Në fund, Krasniqi ka thënë se qytetarët dhe shteti i Kosovës meritojnë më mirë dhe më shumë.

“Qytetarët tanë, shteti ynë, meritojnë më mirë dhe më shumë. Meritojnë një Qeveri të përgjegjshme, e cila do ta rikthej Kosovën në drejtimin e duhur. Tjetër alternativë nuk ka!”

Powered by WordPress