Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Krasniqi për policin Bunjaku: Kosova është krenare me ju heronj

Krasniqi për policin Bunjaku: Kosova është krenare me ju heronj

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka thënë se vrasja e rreshterit Afrim Bunjaku, që u vra në detyrë nga një grup serb në Banjskë, është heroi i dytë nga Vushtrria, pas Enver Zymberit.

Sipas saj, përballja e tyre deri në vetëmohim është sakrificë e jashtëzakonshme për ruajtjen e atdheut.

“Po aq sa ndjejmë dhimbje për humbjen e tyre, mburremi me kontributin e secilit pjesëtarë të Policisë së Kosovës në mbrojtjen e ligjit dhe rendit të vendit. Duke uruar shërim të shpejtë për policin tjetër të plagosur në këtë rast, lus Zotin që t’i ruaj të gjithë të tjerët që janë në këtë detyrë të shenjtë. Vushtrria është krenare me ju heronj! Kosova është krenare me ju heronj”, ka shkruar Krasniqi.

/TV Arbëria