Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka kujtuar masakrën e Abrisë së Epërme të Drenasit, në 26-vjetorin e saj.Ai thotë se kjo është historia e Kosovës, tragjedi e cila nuk mori kurrë dënimin e merituar.
Tutje Krasniqi thotë se nuk duhet ndalur asnjëherë së kërkuari drejtësi dhe duhet kujtuar sesa me vlerë është liria që gëzojmë sot.“Një tragjedi që nuk mori kurrë dënimin e merituar. Një padrejtësi e përjetshme, për të cilin nuk guxojmë të ndalemi asnjëherë së kërkuari drejtësi” shrkuan Krasniqi.