Memli Krasniqi, kryetari i PDK-së, u shpreh mjaft i ashpër me deklarata ndaj ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvallës, raporton TV Arbëria.
Krasniqi thotë se Gërvalla është një aksident politik, dhe tutje thotë se nëse kanë guxim partia GUXO le të garojnë vetëm.
“Donika Gërvalla Schwarz është një aksident politik, që nuk meriton të komentohet fare, kjo fliste për 50% të votave kjo 50 vota nuk i ka marrë. Nëse këta janë GUXO le të guxojnë të garojnë vet, dhe atëherë e shohim a e prekin 1%, partitë politike që nuk e prekin 1% munden me dhanë deklarata me të cilat dëshirojnë të faktorizohen, nuk do t’ia jap mundësin, kjo nuk e meriton as me komentu, është turp për këtë Qeveri që e ka minister të jashtme, është turp, që na ka turpnu neve në çdo hap që e ka bërë në këtë mandat si ministre e jashtme.
Krasniqi tutje thotë se shpreson se Gërvalla i ka mësuar flamujt deri tani.
“Unë shpresoj që së paku i ka mësuar flamujt e shteteve të BE-së deri tash sepse telashen më të madhe e ka pas kur i gabojke nëpër nëpër deklarimet e veta, e mos të flasim mandej për gafet e mëdha diplomatike të cilat i ka bërë. Kjo duhet me na tregu neve pse nuk e sjell asnjë njohje, kjo duhet me na tregu pse Kosova e ka humb respektin ndërkombëtarë që e ka pasur para kësaj , duhet me na tregu pse Kosova sot nuk është e zoja sot në qeverisjen e tyre që të bëhet anëtare e asnjë organizate ndërkombëtare”, u shpreh Krasniqi në Debat Plus RTV Dukagjini. /TV Arbëria