Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka mbajtur takimin përmbyllës me qytetarët e Vushtrrisë, ku ishte i pranishëm edhe kryetari i Komunës, Ferit Idrizi.
Me këtë rast ai ka thënë se kjo pari po mobilizohet për të fituar besimin e qytetarëve dhe për të rikthyer Kosovës në binarët e sigurt të zhvillimit dhe integrimit.
Postimi i plotë:
Së bashku me qindra anëtarë të Partisë Demokratike të Kosovës në Vushtrri, mbrëmë mbajtëm takimin përmbyllës të një viti sfidues për shtetin dhe qytetarët.
PDK po mobilizohet anembanë Kosovës për të fituar besimin qytetar dhe për ta rikthyer shtetin e Kosovës në binarët e sigurt të zhvillimit dhe integrimit.
/TV Arbëria