Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Krasniqi: NISMA nuk ka votë për Konjufcën, u mandatua joligjërisht nga Osmani

Krasniqi: NISMA nuk ka votë për Konjufcën, u mandatua joligjërisht nga Osmani

Deputetja e NISMA Socialdemokrate, Arbëreshë Krasniqi, ka deklaruar se subjekti ku bënë pjesë nuk ka votë për Glauk Konjufcën që të bëhet kryeministër e të formojë qeverinë e re.

Krasniqi, e ftuar në “FIVE” në Dukagjin, u shpreh se Konjufca u mandatua në mënyrë joligjore nga Presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

“Pse NISMA nuk e voton Konjufcën tashmë është e ditur për opinionin – ne nuk e votojmë Glauk Konjufcën pasi jo ligjërisht është i nominuar edhe nga vetë Presidentja, për të gjithë ne është e papranueshme ky hap i bërë nga presidentja dhe pjesa tjetër edhe para se të vijmë tek situata e të mandatarit mendojmë se Kuvendit deri këtu është në shkelje ligjore”, u shpreh Krasniqi.

Mes tjerash, Krasniqi, e pranoi se vendi është në një situatë të vështirë, por shtoi se Lëvizja Vetëvendosje ka treguar joseriozitet për çka e fajëson për situatën politike që sipas saj është në dëm të të gjithë qytetarëve të vendit.