Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka bërë të ditur se po qëndron në Hagë, për të përcjellë nga afër fillimin e procesit ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Përmes fotografisë së postuar në Facebook, Krasniqi ka bërë të ditur se bashkë me të janë edhe Uran Ismaili dhe Abelard Tahiri.
“Krenar për dinjitetin kombëtar që manifeston UÇK-ja, bashkë me Uranin e Abelardin, jam sot në Hagë për të ndjekur nga afër fillimin e procesit gjyqësor ndaj çlirimtarëve tanë”, ka shkruar Krasniqi.
“Duke besuar në drejtësi, jemi thellësisht të bindur se edhe në këtë betejë të fundit për të vërtetën e epokës së lavdishme të lirisë sonë, ata do të dalin fitimtarë”, tha tutje Krasniqi.
/TV Arbëria