Blog Post

Arbëria TV > Politika > Krasniqi ndan dhimbjen me popullin turk pas termetit

Krasniqi ndan dhimbjen me popullin turk pas termetit

Memli Krasniqi, i ka dërguar ngushëllime presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan dhe të gjitha familjeve që kanë humbur të dashurit e tyre nga tërmeti.

Kryetari i PDK-së, ka potencuar se populli i Kosovës është me ta në këtë periudhë të rëndë.

“Mëngjesi i sotëm na gjeti me lajmin e hidhur që vjen nga Turqia, ku si pasojë e një tërmeti të fuqishëm kanë humbur jetën qindra qytetarë dhe qindra të tjerë kanë mbetur të lënduar, ndërsa fshatra e qytete të shumta kanë pësuar dëme të paimagjinueshme. Në këto momente të vështira dhe tragjike, ndajmë dhembjen me shtetin dhe popullin turk. Presidentit Erdoğan dhe të gjitha familjeve që kanë humbur më të dashurit e tyre, u dërgoj ngushëllimet më të sinqerta.”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Të paktën 284 njerëz kanë vdekur dhe 2,323 të tjerë janë lënduar në 10 provinca pas një tërmeti të fortë që ka goditur sot në mëngjes Turqinë jugore. Zëvendëspresidenti Fuat Oktay ka bërë të ditur se 1710 ndërtesa janë shembur si pasojë e tërmetit.

Ndërkohë, Qeveria e Kosovës ka shprehur ngushëllime për viktimat dhe ka bërë të ditur se Republika e Kosovës dhe populli i Kosovës në këto çaste të vështira janë në gatishmërinë më të lartë për mbështetje dhe solidaritet.

/TV Arbëria