Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Krasniqi: Me unanimitet u vendos të jem kandidat i PDK-së për kryetar të Malishevës

Krasniqi: Me unanimitet u vendos të jem kandidat i PDK-së për kryetar të Malishevës

Gëzim Krasniqi, kandidat i PDK-së për kryetar të Malishevës ka qenë i ftuari i radhës në emisionin N’Pult me Resim Morinën.

Krasniqi, ndonëse nuk është as kryetar dege, thotë se me unanimitet u kandidua.

“Pas shumë diskutimeve, shumë emrave, me unanimitet dega e PDK-së ka vendosë që unë t’i prijë garës për kryetar të komunës së Malishevës. Në fakt Mevludin Mazreku është kryetar i degës së PDK-së në Malishevë. PDK ka bë shpesh këso zgjedhje jashtë kryetarit që pritet që ex-officio t’i takojë edhe kandidatura për kryetar.”, ka thënë ai.

Tutje ai ka sqaruar se është pyetur çdo kryetar nëndege e anëtar Kryesie.

“Diskutimet kanë filluar para 2-3 muajsh dhe secili anëtar i Kryesisë, secili kryetar nëndege ka qenë pjesë e debatit. Secili prej tyre ka ardhë në përfundim që emri im është më i përshtatshmi për këtë garë dhe më i mundshmi për kryetar të PDK-së në Malishevë.”, ka thënë Krasniqi në TV Arbëria.