Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Krasniqi: Më lehtë takohesh me ministra nga Shqipëria e Maqedonia se sa me ministra të Kurtit

Krasniqi: Më lehtë takohesh me ministra nga Shqipëria e Maqedonia se sa me ministra të Kurtit

Kandidati për deputet nga NismaSocialDemokrate, Vesel Krasniqi ka kritikuar qeverisjen Kurti për mosbashkëpunim me komunat e vendit.

I ftuar në emisionin “N’PULT”, Krasniqi tha se kërkesat qoftë me shkrim apo për takime asnjëherë nuk janë marrë parasysh, por që sipas tij, kanë mbetur të heshtura.

“Ne kemi pasë plot kërkesa për projekte tona dhe ne kur kemi shenu me shkresa, kemi kërku takime e kanë neglizhu dy tre javë dhe e kanë kthy një përgjigje cila është arsyeja e takimit pa e shikuar agjendën. Dhe kur ua kemi tregu arsyen e takimit që është me urgjencë, përsëri  nuk na kanë kthy dhe është mbetur ashtu e heshtur”, tha ai.

Madje sipas kryetartit më lehtë është të ndodhë takimi me ndonjë ministër nga Shqipëria apo Maqedonia e Veriut se sa me ministra të Qeverisë Kurti.

“Kryeministri i vendit e ka opbligative çdo gjashtë muaj të mbajë takime me kryetar të komunave dhe kur ka mbajtë takime, bile herën e fundit ajo që kryetari Ekrem Kastrati e ka thënë kur ka kërku që mbledhja e radhës të mbahet në Malishevë ai ka ironizu me kryetarin duke thënë që Malisheva ëshët e madhe për nivelin e këtyre takimeve, do të thotë që ka nënkuptu që ju jeni të vegjël për neve. Andaj unë mendoj që ky kryeministër i ka bë dëm shumë vendit po në këtë rast edhe komunes së Malishevës. Më lehtë e kemi pasë të takohemi me një ministër nga Maqedonia e Shqipëria se sa me ministrat tonë”, shtoi Krasniqi./TV Arbëria./