Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka shpërndarë statistikat që ka publikuar Komisioni Evropian në raportin për Kosovën sa i përket varfërisë dhe skamjes në vendin tonë gjatë vitit të fundit.
Sipas raportit të Komisionit Evropian, rreth 18% e popullsisë së Kosovës jeton nën pragun e varfërisë me 45 euro në muaj.
Nëpërmjet një videoje ilustruese, kreu i PDK-së e ka cilësuar këtë statistikë si alarmuese ndërsa qeverisjen aktuale si përgjegjëse për këtë gjendje e ka cilësuar si regres.
/TV Arbëria