Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi sot bashkë me kandidatin për kryeministër nga kjo parti janë takuar me qytetarë të komunës së Fushë Kosovës.
Ai tha se dhe përkrahja që PDK po merr kudo nëpër Kosovë – është garancë për fitoren e tyre me 9 shkurt.
“Në Fushë Kosovë, bashkë me kandidatin tonë për kryeminstër të Kosovës, Bedri Hamza, takuam qytetarët e kësaj komune, në mesin e të cilëve pamë shumë entuziazëm për ditët e mira që e presin Kosovën me qeverisjen e Partisë Demokratike të Kosovës. Vullneti për ndryshime pozitive dhe përkrahja që PDK po merr kudo nëpër Kosovë – është garancë për fitoren tonë me 9 shkurt”, ka shkruar Krasniqi në rrjetin social “Facebook”.