Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Krasniqi: Mazhoranca shpërfilli nevojën për mbështetjen financiare të merituar të Policisë

Krasniqi: Mazhoranca shpërfilli nevojën për mbështetjen financiare të merituar të Policisë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, e ka quajtur pamje turpëruese mungesën e mazhorancës në seancën e jashtëzakonshme në të cilën pritet të shqyrtohet propozim-rezoluta për mbështetjen urgjente financiare të Policisë së Kosovës.

Krasniqi ka deklaruar se mazhoranca shpërfilli nevojën për mbështetjen financiare të merituar të Policisë së Kosovës.

“Për më tepër, ky pushtet i dënon policët me mosmbështetjen e merituar edhe në kohën kur ata sakrifikohen për sigurinë e vendit”, ka shkruar ndër të tjerash Krasniqi.

/TV Arbëria