Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Krasniqi: Marrja e statusit të shtetit kandidat për anëtarësim në BE dhe njohja e ndërsjellë, shtylla bazë të marrëveshjes

Krasniqi: Marrja e statusit të shtetit kandidat për anëtarësim në BE dhe njohja e ndërsjellë, shtylla bazë të marrëveshjes

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka takuar sot ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot.

” Diskutuam për situatën aktuale politike në vend, zhvillimet e fundit në pjesën veriore të vendit, duke përfshirë procesin zgjedhor të caktuar për fundin e këtij muaji. Ambasadorit Guérot i shpreha mirënjohjen time për Francën për mbështetjen e ofruar në procedurën lidhur me vendimin pozitiv për liberalizimin e vizave për Kosovën”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Kryetari Krasniqi ka ripërsëritur pesë pikat e propozuara nga unë dhe Partia Demokratike e Kosovës për marrëveshjen finale në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi.

“Ruajtja e karakterit unitar të shtetit të Kosovës sipas rregullimit aktual kushtetues, njohja formale nga pesë shtetet mosnjohëse të BE-së, nisja e procesit të anëtarësimit në NATO përmes pjesëmarrjes në “Partneritet për Paqe” si hap i parë, marrja e statusit të shtetit kandidat për anëtarësim në BE dhe njohja e ndërsjellë – duhet të jenë shtyllat bazë të kësaj marrëveshjeje. Po ashtu, gjatë këtij takimi pranova urimet e ambasadorit francez për anëtarësimin e PDK-së në Aleancën e Liberalëve dhe Demokratëve të Evropës (ALDE), i cili e konsideron këtë si një hap të rëndësishëm në procesin reformues të nisur nga partia jonë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.  /TV Arbëria 

Powered by WordPress