Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Krasniqi: Librin për krimet serbe e kanë marrë edhe në bibliotekën e Kongresit amerikan

Krasniqi: Librin për krimet serbe e kanë marrë edhe në bibliotekën e Kongresit amerikan

Kirurgu Salih Krasniqi që njihet edhe si ‘kirurgu i luftës’, ka të shkruar një libër për krimet e ushtrisë e policisë serbe ndaj personelit shëndetësor e pacientëve shqiptarë, gjatë luftës së fundit.

Krasniqi ka thënë se librin e tij e kanë pranuar edhe në bibliotekën e Kongresit amerikan, teksa shpreh dëshirën që ta shpërndajë sa më shumë që të jetë e mundur.

“Unë po pres që me mujt me u përkthy edhe në gjuhën angleze. Kur ishim në Amerikë e kam dorëzu edhe në bibliotekën e Kongresit amerikan. Atë e kanë pranu edhe mas disa muje ma kanë dërgu fletëpranimin e librit. Me mujtë me shpërnda sa më shumë dhe me u njoftu popujt e ndryshëm për krimet që kanë ndodhë në Kosovë. Besoj që çon peshë shumë”, ka thënë Krasniqi në N’Pult me Resim Morinën në TV Arbëria.