Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar për rastin e foshnjës së vdekur që dyshohet se është futur në rrobalarëse në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës.
Ai i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti që ta caktojë sa më parë një ministër të Shëndetësisë, derisa shtoi se sektorin e ka kapluar krimi.
Edhe çka tjetër duhet me ndodhë në Kosovë, që kjo Qeveri me marrë seriozisht shëndetësinë? Ku është ministri? Ku është drejtori i SHSKUK-së? Pse është tentuar që të fshihet ky rast? Vetëm tri javë më parë një grua u vra në oborrin e një institucioni shëndetësor publik. A i ka mbetur fije morali ndokujt në këtë Qeveri, apo të gjithë shikojnë vetëm postet dhe privilegjet personale? Caktojeni atë ministër sa më shpejtë, Kryeministër e dilni zot pacientëve. Krimi ta ka kapluar sektorin. I shokuar!