Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Krasniqi: Kur Limaj ishte ministër i shtroi 1 mijë e 200 km rrugë

Krasniqi: Kur Limaj ishte ministër i shtroi 1 mijë e 200 km rrugë

Kandidati për deputet nga NismaSocialDemokrate Vesel Krasniqi ka deklaruar se gjatë kohës kur kryetari i këtij subjekti politik ka qenë ministër i transportit, me një buxhet të mangët i ka shtruar 1 mijë e 200 km rrugë.

Krasniqi përveç kësaj renditi edhe disa punë të cilat janë bërë në mandatin e Limajt siç tha ai, Autostrada e Kombit e Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

“Kur Limaj ishte ministër i transportit për dy vite e gjysmë menjë buxhet shumë shumë të mangët 680 milionë total të asaj kohe, do të thotë ka shtru 1 mijë e 200 km rrugë. Pastaj e kemi bë autostradën e kombit dhe shumë autostrada të tjera, po sigurisht edhe aeroportin me të cilin po mburret sot edhe kjo qeveri”, tha ndër tjera Krasniqi në emisionin “N’PULT”.

Derisa shtoi se “brenda një periudhe tre vjeçre përveç që do të  bëhet riparimi i blloqeve aktuale do të ndërtohet edhe një termocentral me  furniyim 500 mbë”./TV Arbëria./