Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Krasniqi kujton Fehmi e Xhevë Lladrovcin në 27-vjetorin e rënies

Krasniqi kujton Fehmi e Xhevë Lladrovcin në 27-vjetorin e rënies

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka përkujtuar dëshmorët Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, në 27-vjetorin e rënies së tyre.

“Që nga ditët e organizimit dhe rezistencës politike, vuajtjeve në burgjet jugosllave, e deri te betimi solemn për luftë pa dorëzim, Fehmiu dhe Xheva ecën krah për krah, të pandarë në dashuri, në qëndresë e në flijim. Për ta, jeta ishte vetëm një mjet; liria, qëllimi. Dhe ata shkuan drejt përjetësisë me buzëqeshjen e atyre që e dinin se sakrifica e tyre do të bëhej themel i nderit dhe i shtetit tonë. Në këtë ditë kujtese, përulemi me mirënjohje para tyre dhe mijëra burrave e grave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që me gjak, me djersë dhe me shpirt, sollën lirinë e Atdheut. Lavdi e përjetshme!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.