Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Krasniqi: Konjufca dikur e dëshmoi maturinë te varrimi i babait të Thaçit, opozita ta votojë

Krasniqi: Konjufca dikur e dëshmoi maturinë te varrimi i babait të Thaçit, opozita ta votojë

Ish-luftëtari i UÇK-së dhe ish-anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Krasniqi, ka dhënë një deklaratë në emisionin “Kosova Live”, ku foli për mundësinë e krijimit të një qeverie të re pas situatës aktuale politike në vend.

Krasniqi tha se opozita duhet të marrë parasysh mundësinë që të mbështesë Glauk Konjufcën për kryeministër të ri.

“Do të ishte mirë që partitë opozitare ta votojnë Glauk Konjufcën si kryeministër. Ai ka treguar se di t’i lërë mënjanë inatet politike,” tha Krasniqi.

Sipas tij, Konjufca është figurë e pranueshme për shumicën e partive në Kuvend dhe ka treguar pjekuri politike në momente të ndjeshme.

“Vdekja e babait të ish-presidentit Hashim Thaçi tregoi shumë. Ishte Glauk Konjufca ai që la anash armiqësitë politike dhe shkoi për ngushëllim. Kjo tregon karakter,” shtoi Krasniqi.