Mirena: Albin Kurti nuk do të jetë më kryeministër

Gazetari Ilir Mirena, ka thënë në “Pressing” të T7,...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

​Krasniqi: Ish-krerët e UÇK-së do të rikthehen fitimtarë, siç erdhën dikur si çlirimtarë

Extra AL PVC

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi nga “Marshi për Drejtësi” ka përshëndetur ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në Hagë, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin dhe bashkëluftëtarët e tyre.

Krasniqi nga sheshi “Skenderbeu” në Prishtinë, në një fjalim para mijërave qytetarëve, tha se sot “Marshojmë për Drejtësi” për t’u solidarizuar me çlirimtarët tanë, duke besuar fuqishëm se ata do të rikthehen fitimtarë.

Krasniqi: T’i tregojmë se jemi me ta gjithmonë 

“Në këto momente janë duke na përcjellë drejtpërdrejt nga Haga çlirimtarët tanë, po na përcjellin drejtpërdrejt Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin dhe bashkëluftëtarët e tyre, andaj iu ftoj me një duartrokitje që nuk e ka dëgjuar asnjëherë Prishtina t’iu tregojmë se solidaritetin, t’iu tregojmë mbështetjen, t’iu tregojmë se jemi me ta gjithmonë….kjo pamje është mesazhi më i qartë dhe më i drejtpërdrejt se liria jonë ka emër dhe se lavdia e Ushtrisë Çlirimtare nuk pakësohet me kalimin e viteve, nuk tjetërsohet me ndryshimin e gjeneratave”, tha ai.

Krasniqi kërkoi drejtësi për të vërtetën dhe historinë e popullit tonë, të cilat askush, kurrë dhe me asgjë, nuk do të mund t’i ndryshojë e t’i shtrembërojë.

Krasniqi: Ne solidarizohemi me ata sepse janë pasqyra e një rrugëtimi historik e kombëtar

“Sot, ballëlartë e me zemër plot, marshojmë krenarë, për ata që dikur marshuan drejt lirisë. Marshojmë për të kërkuar drejtësi, për ata që nga nesër do të përballen më një proces gjyqësor, në të cilin nuk janë për shkak të emrave të tyre të përveçëm, por për shkak të epokës së lavdishme që përfaqësojnë. Marshojmë për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin dhe bashkëluftëtarët e tyre që sot janë larg nesh, duke e zhvilluar betejën e fundit, për dinjitetin dhe të vërtetën e luftës sonë për liri. Dhe duke besuar fuqishëm në drejtësi, nuk kemi dyshim se do të rikthehen si fitimtarë, ashtu siç erdhën dikur, si çlirimtarë, sepse janë heronj të gjallë, që përveç lirisë, s’kanë pasur një mision të dytë dhe përveç pavarësisë, s’kanë pasur një projekt rezervë. Sot, ne solidarizohemi me ta, sepse ata janë pasqyra e një rrugëtimi historik e kombëtar, demokratik e qytetërues, por që s’ka përfunduar akoma”, theksoi Krasniqi.

Ai ka ftuar qytetarët ta ruajnë frymën e unitetit, për ta ripërtrirë përkushtimin për Kosovën, të cilën çlirimtarët e kanë ëndërruar.

Krasniqi: Të përkushtohemi për Kosovën të cilën çlirimtarët e kanë ëndërruar

“Ju ftoj që ta ruajmë frymën e unitetit brenda nesh, që ta ripërtërijmë përkushtimin tonë për Kosovën që e duam për vete e për fëmijët tanë, për Kosovën të cilën çlirimtarët e kanë ëndërruar dhe të cilën e kemi borxh që ta bëjmë realitet. Vetëm kështu do t’u dalim hakut atyre që dhanë gjithçka për lirinë dhe shtetin tonë. Ky duhet të jetë nderimi ynë për gjeneratat që trasuan rrugën e lirisë sonë. Ky është obligimi që kemi edhe ndaj Hashimit, Kadriut, bacës Jakup, Rexhës, Calit, Hysit, Nasimit e Pjetrit”, tha Krasniqi.

Ai shtoi se lavdia e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk mund pakësohet me kalimin e viteve, e as nuk tjetërsohet me ndryshimin e gjeneratave.

“Bashkimi jonë rreth një kauzë të drejtë është pikërisht ajo që i duhet më së shumti Kosovës, sepse vetëm kështu siç jemi sot, ia kemi dalë gjithmonë ta mbrojmë të vërtetën dhe ta kërkojmë të drejtën që na takon. Prandaj, nga zemra, ju jam mirënjohës gjithsecilit prej jush, që me ndërgjegje të lartë patriotike e kombëtare, me vetëdije të lartë qytetare e shtetërore, bashkë me familjet tuaja, jeni sot këtu, për t’ia dhënë një pamje të tillë Kosovës. tha lideri i PDK-së.

Krasniqi përmendi periudhat kur si popull e si komb, kemi bërë një marsh të gjatë e historik, prej kërkesave legjitime për barazi, liri e pavarësi, deri tek lufta e lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke thënë se ky bashkim sot ia rikujton marshin e popullit të Kosovës drejt lirisë.

Ai ftoi në binë edhe familjarët e ish drejtuesve të UÇK-së, të cilët po mbahen në Hagë.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Mirena: Albin Kurti nuk do të jetë më kryeministër

Gazetari Ilir Mirena, ka thënë në “Pressing” të T7,...

Ministrja gjermane për Evropë: Bllokimi i CEFTA rrezikon ta dështojë Procesin e Berlinit, Qeveria të angazhohet për zgjidhje

Ministrja e Gjermanisë për Evropë, Anna Luhrmann, ka deklaruar...

Mehmetaj: Kërkesa për më shumë KFOR, kërkesë për më pak sovranitet në Kosovë

“Kërkesa për ma shumë KFOR është kërkesë për ma...

Mirena: Albin Kurti nuk do të jetë më kryeministër

Gazetari Ilir Mirena, ka thënë në “Pressing” të T7, se Albin Kurti nuk do të jetë më kryeministër. Ai gjatë emisionit ka debatuar me analistin...

Ministrja gjermane për Evropë: Bllokimi i CEFTA rrezikon ta dështojë Procesin e Berlinit, Qeveria të angazhohet për zgjidhje

Ministrja e Gjermanisë për Evropë, Anna Luhrmann, ka deklaruar se bllokimi i CEFTA rrezikon ta dështojë Procesin e Berlinit. Ajo ka kërkuar nga Qeveria e...

“Ke publiku video të manipuluar, Albini në kerr me 1 kg suxhuk e me qebe”, Dibran Hoxha debaton ashpër me Mirenen, Valon Syla e...

Ilir Mirena e Dibran Hoxha diskutuan ashpër në Pressing në T7, për një video që Mirena e ka postuar për kryeministrin Albin Kurti. Pjesë nga...