Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Krasniqi: Infermierët burrë e grua u vranë gjatë luftës në Suharekë, vetëm që të mos u jepnin ndihmë pacientëve

Krasniqi: Infermierët burrë e grua u vranë gjatë luftës në Suharekë, vetëm që të mos u jepnin ndihmë pacientëve

Dr. Salih Krasniqi, apo siç njihet kirurgu i luftës, është mysafiri i radhës në emisionin N’Pult me Resim Morinën.

Ai ka folur për krimet dhe torturat që janë ushtruar ndaj pacientëve në kohë të luftës, nga regjimi serb.

Krasniqi ka thënë se më së shumti personel shëndetësor janë vrarë në Pejë e Gjakovë. Krasniqi ka thënë se në Suharekë janë vrarë infermierët burrë e grua, vetëm që mos t’u jepnin ndihmë pacientëve.

“I kam të dhënat për të gjithë këta mjekë dhe të tjerët infermierë, studentë të mjekësisë. Janë vrarë në vende të ndryshme. Më shumë janë vrarë në Pejë, 4 mjekë dhe Gjakovë, 5 të vrarë. Ka të Drenicës e Mitrovicës. Disa janë të zhdukur, disa janë vra aty për aty. Janë rrethana të ndryshme se si ka ndodhë. Për secilin është një biografi e veçantë…Janë p.sh burrë e grua nga Suhareka, infermierë, të cilët i kanë vra pse janë infermierë shqiptarë, me qëllim që të mos u japin ndihmë pacientëve”, ka thënë Krasniqi në TV Arbëria.