Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Krasniqi i reagon ashpër Kurtit: S’ki të drejtë me fol sot për Astrit Deharin, sa ishim në burg s’na vizitove asnjëherë

Krasniqi i reagon ashpër Kurtit: S’ki të drejtë me fol sot për Astrit Deharin, sa ishim në burg s’na vizitove asnjëherë

Ish-aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, pasi ky i fundit foli pas lirimit të të dyshuarve nga aktakuza për sulm ndaj Kuvendit të Kosovës.

Krasniqi në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se Kurti nuk duhet që të flas për këtë rast.

“Ti s’ke folë për arrestimin tonë, deri kur ka ardhë fushata zgjedhore – sepse veç atëherë ke pa mundësi me e instrumentalizu këtë rast. Dy muaj prej arrestimit nuk na ke vizitu në arrest e në burg. Deri kur erdhi fushata dhe pe vota nga rasti ynë”, ka shkruar ai.

/TV Arbëria