Zyrtari i NISMA-s, Vesel Kransiqi, i ka dalë në mbrojtje shefit të tij, Fatmir Limaj, pasi ky i fundit ka nxitur shumë debat me deklaratat e fundit ku s’e përjashton bashkëpunimin me LVV-në për koalicion qeverisës.
Krasniqi ka thënë se Limaj është politikan i kalibrit ndërkombëtar prandaj edhe sipas tij, shpesh disa mund të mos e kuptojnë mendimin e tij.
Fatmir Limaj është një politikan i kalibrit ndërkombëtar, dhe për këtë arsye mendimi i tij shpesh mund të duket i vështirë për t’u kuptuar nga disa.Këta disa, e dikush duket se e kanë problem për ta kuptuar realitetin e kthimit të z. Fatmir Limajt në Parlamentin e Kosovës, pavarësisht kontributit të tij të vazhdueshëm për shtetin e Kosovës. Lideri Limaj ka qenë gjithmonë mbështetës i fortë i secilit që ka kontribuar për interesa të qytetarëve dhe do të vazhdojë të punojë për interesa kombëtare. Ne nuk po vrapojmë për të marrë rendin për qeverisje, jo, rrini të qetë, sepse të tjerët e kanë zënë moti, duke ngrënë dreka e darka me Albin Kurtin. Ne punojmë për interesa të qytetarëve dhe për të mirën e Kosovës, e jo për agjenda ditore dhe personale”, ka shkruar ai.