Deputetja nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Rrezarta Krasniqi, thotë se hipokritë dhe të pabesë janë ata që koordinohen me Radojçiqin.
Krasniqi përmes një postimi në rrjetin social facebook, thotë se hikpokritë dhe të paaftë janë Albini dhe kabineti i tij që veteranët i kanë lënë me paga 170 euro.
“Hipokrit e të paaftë janë Albini me kabinetin e tij që veteranët i kanë lënë me paga 170 euro dhe mafinë energjetike me Serbi e arsyetojnë me çdo mjet. Jeni hipokritë e të pabesë! Jeni pa integritet e të korruptuar deri në palcë”, shkroi ajo.
Postimi i plotë:
Hipokritë e të pabesë janë ata që koordinohen me RadojçiçinAlbini është hipokrit sepse e ka përplot gojën me retorikë kundër Serbisë, e në praktikë bashkëpunon me kriminel serb përmes ndërmjetësueses.
Albini e Dejona janë të pabesë sepse kërkesat e Vuçiçit i realizojnë me kriminelin Radojçiç.Nagipi e Dejona janë të pabesë që vendosin me teke të tyre kur me lanë popullin pa rryma e kur me bo pazare për miliona euro me kapela.
Hipokrit e të paaftë janë Albini me kabinetin e tij që veteranët i kanë lënë me paga 170 euro dhe mafinë energjetike me Serbi e arsyetojnë me çdo mjet.Jeni hipokritë e të pabesë!
Jeni pa integritet e të korruptuar deri në palcë.