Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Krasniqi-Goodman pranon koment të tmerrshëm në Instagram, kërkon veprim nga autoritetet

Krasniqi-Goodman pranon koment të tmerrshëm në Instagram, kërkon veprim nga autoritetet

Vasfije Krasniqi-Goodman, e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, ka reaguar pas një komenti jashtëzakonisht të ulët në rrjetin social Instagram, duke ngritur shqetësimin se rrjetet sociale po shndërrohen në strehë për shpifje, gjuhë urrejtjeje dhe kërcënime.

“Ky shkrim është i papranueshëm dhe skandaloz. Fatkeqësisht, rrjetet sociale po shndërrohen në strehë të sigurt për pseudonime fallco që përhapin gjuhë urrejtjeje, shpifje dhe kërcënime. Sot, një individ me emër të rremë ka komentuar në konton time në Instagram me një gjuhë të ulët dhe fjalor që nuk i takon as një qytetari të zakonshëm, e lëre më dikujt që pretendon të japë mendim publik.” – shkroi ajo.