Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Krasniqi – Goodman: Do të vazhdoj të kërkoj drejtësi, do të jem zëri i të gjitha grave

Krasniqi – Goodman: Do të vazhdoj të kërkoj drejtësi, do të jem zëri i të gjitha grave

E mbijetuara e dhunës seksuale, Vasfije Krasniqi – Goodman, ka folur për ekspozitën në Hagë, me anë të së cilës kërkohet drejtësi për viktimat e dhunës seksuale.Ajo në “Five” të RTV Dukagjinit, tha se në këtë ekspozitë kanë marrë pjesë rreth 26 shtete.

“Është një ekspozitë shumë e mirë, ne kërkojmë drejtësi, ku ka më mirë të kërkojmë drejtësi në Hagë. Kemi pasur diskutime të ndryshme me viktima prej shtete të ndryshme, kanë marrë pjesë 26 shtete”, tha ajo.

Ajo ritheksoi se viktimat e dhunës seksuale nuk duhet të ndihen fajtore dhe se shoqëria duhet t’i mbështesë pa kushte.