Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Krasniqi e konfirmon: Sot e dërgojmë rastin e ri në Gjykatën Kushtetuese

Krasniqi e konfirmon: Sot e dërgojmë rastin e ri në Gjykatën Kushtetuese

Memli Krasniqi, kryetar i PDK-së ka thënë se sot gjatë ditës do ta dërgojnë një rast të ri në Gjykatën Kushtetuese, lidhur me moskonstitutimin e Kuvendit.

Ai ka thënë se tri seancat e fundit kanë qenë shkelje e qëllimshme e Kushtetutës nga kryesuesi Avni Dehari.

“Kurti të tërhiqet nga qëndrimi imponues, nga pengmarrja e shtetit dhe që të ndryshojë propozimin e tij dhe të kthehet në normalitetin e rrjedhës së seancës, ashtu siç ka kërkuar edhe Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese. Tri vazhdimet e fundit të seancës konstituive kanë qenë shkelje e qëllimshme dhe me vetëdije e kryesuesit të seancës dhe ne s’mund të qëndrojmë duarkryq, për këtë sot gjatë ditës do ta dorëzojmë rastin e ri në Gjykatë.”, ka thënë Krasniqi pas përfundimit të seancës.