Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka kujtuar heroin Afrim Bunjaku, në njëvjetorin e rënies së tij në sulmin e Banjskës.
Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se as rënia e tij heroikisht nuk e ndali rreshterin Bunjaku për ta mbrojtur territorin e Republikës sonë të përjetshme që nga disa akterë të qeverisë është i përkohshëm.
Postimi i saj i plotë:
Sot një vit nga rënia e heroit të Republikës së Kosovës, rreshterit Afrim Bunjaku.
Në 24 shtatorin e vitit të kaluar nga agresioni i Serbisë që kishte qëllim krijimin e një autonomie territoriale në pjesën veriore të Republikës së Kosovës mbeti i vrarë heroi ynë Afrim Bunjaku.
As rënia e tij heroikisht nuk e ndali rreshterin Bunjaku për ta mbrojtur territorin e Republikës sonë të përjetshme që nga disa akterë të qeverisë është i përkohshëm.
Afrim Bunjaku është hero i të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe përherë do ta kujtojmë jetën dhe veprën e tij!Lavdi për Heroin tonë, rreshterin Afrim Bunjaku!