Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka akuzuar kryeministrin Kurti se ka bërë marrëveshje të fshehtë me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq për largimin e barrikadave në veri.
Në konferencë për medie të enjten, lideri opozitar tha se viti 2022 ka qenë vit i stagnimit ekonomik, inflacionit rekord, ikjes së qytetarëve dhe mbylljes nga jashtë.
Ai rendi edhe siç tha dështimet në politikën e jashtme, sektorin e drejtësisë dhe shëndetësisë. /TV Arbëria