Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kraki: Opozita po refuzon ta pranojë rezultatin e zgjedhjeve, kjo është devijim nga rregullat demokratike

Kraki: Opozita po refuzon ta pranojë rezultatin e zgjedhjeve, kjo është devijim nga rregullat demokratike

Deputeti i Listës “Guxo”, Nezir Kraki është deklaruar pas dështimit për herë të 41-të të konstitutimit të Kuvendit.

Ai ka thënë se Aktgjykimi i Kushtetueses është i qartë dhe ai po keqinterpretohet nga deputetët e opozitës së fundit.

Ai ka përsëritur se votim duhet të ketë, shkruan TV Arbëria.

“Po përsëritet, po konfirmohet keqleximi dhe keqinterpretimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Sjellja nuk ka ndryshu përkundër ndryshimit që ne kemi bë dhe gatishmërisë që të lëshojmë pe me dy mundësi: Ose të shkojmë të votimi i Komisionit dhe atë ta rrëzojmë, e pastaj të kalojmë në pako me zonjën Haxhiu bashkë me nënkryetarët e Kuvendit ose të votohet në mënyrë të fshehtë, sepse sipas ne Kushtetuesja vetëm e ka konfirmu atë. Sepse kur diçka thuhet në formë të prerë, nuk mundesh me interpretu në disa forma…Deputetët duhet të jenë në sallë, të votojnë për, kundër apo abstenim dhe se mund të votojnë hapur apo fshehtë.”, tha Kraki para gazetarëve.

Sipas tij kjo nënkupton refuzim të rezultatit të zgjedhjeve nga partitë e opozitës së fundit.

“Është për keqardhje që përkundër atij aktgjykimi kemi disa interpretime. Është për keqardhje që pozicionet nuk kanë ndryshu…Këtu kemi të bëjmë me refuzimin e rezultatit të zgjedhjeve. Partitë e opozitës janë duke e refuzu ta pranojnë humbjen në zgjedhje. Kjo është devijim nga rregullat demokratike me të cilat funksionon Kosova.”, ka deklaruar Kraki.