Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki ka deklaruar se kjo javë në kuadër të mbledhjeve të OKB-së ka qenë një mundësi ideale për lobim, krijim të kontakteve të reja dhe forcim të raporteve diplomatike.
Ai ka theksuar se në këto përpjekje kanë qenë aktive ministrja në detyre, Donika Gërvalla, kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe presidentja Osmani.
Ai ka kritikuar qëndrimin ndaj Kosovës në raport me Serbinë, duke theksuar se shteti i Kosovës nuk mund të trajtohet si “monedhë kusuri” për interesa të tjera rajonale.
“Nuk mundet Kosova me u përdor si monedhë kusuri për Serbinë… Ne jemi duke e ndihmuar Amerikën dhe Evropën, jemi përgjigjur në çdo kërkesë të Departamentit, Amerikës dhe Evropës, jemi në linjë 100% me Amerikën dhe Evropën”, ka theksuar ai.
Kraki gjithashtu ka theksuar se Serbia është i vetmi shtet në Ballkan, i cili sipas tij nuk është në vijë as me parime e as me sanksione.
“I vetmi shtet në Ballkan i cili nuk është në vijë as me parime, as me sanksione dhe në asnjë aspekt është Serbia”, ka deklaruar ai Tëvë1.