Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Krah popullit turk dhe atij sirian, qirinj dhe lutje në Tiranë

Krah popullit turk dhe atij sirian, qirinj dhe lutje në Tiranë

Qytetarë shqiptarë në mbarë Shqipërinë shprehën solidaritetin me familjet e prekura nga tërmeti tragjik i mëngjesit të 6 shkurtit që preku Turqinë dhe Sirinë.

Në ditën e zizë kombëtare zyrtarë shtetërorë dhe qytetarë, ndezën qirinj dhe mbajtën 1 minutë heshtje në përkujtim dhe nderim të viktimave.

“Sot qytetarët shqiptarë iu bashkuan homazhit për viktimat e tërmetit shkatërrimtar. Respekt për solidaritetin”, ka shkruar kryeministri Rama.

Edhe ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka shprehur solidarizim me viktimat dhe popullin turk.

“Sot qytetarët shqiptarë brenda e jashtë kufijve iu bashkuan homazhit për viktimat e tërmetit shkatërrimtar. Respekt për solidaritetin”, ka shkruar Xhaçka.