Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > KQZ sot mban mbledhje, këto janë pikat që do të shqyrtohen

KQZ sot mban mbledhje, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nga ora 15:00 do të mbajë mbledhjen e radhës.

Në këtë mbledhje në rend dite janë 6 pika.

Në mesin e pikave është Shqyrtimi dhe miratimi i Planit Operacional të Sigurisë, për zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës të datës 09 shkurt 2025.
Në këtë mbledhje do të shqyrtohet: Rekomandimi për akreditimin e vëzhguesve të subjektit politik të certifikuar PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVES – PDK_Grupi I, rekomandimi për akreditimin e vëzhguesve të subjektit politik të certifikuar LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVES – LDK_Grupi I, rekomandimi për akreditimin e vëzhguesve të subjektit politik të certifikuar Koalicija Vakat Grupi I dhe rekomandimi për akreditimin e vëzhguesve të subjektit politik të certifikuar NOVA DEMOKRATSKA STRANKA_Grupi I.

Poashtu do të bëhet miratimi i ekipeve të autorizuara për tërheqjen e dërgesave postare jashtë Kosovës.