Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > KQZ: Po vazhdon numërimi i votave për kandidatët për deputetë në disa komuna, pasdite pritet të fillojë edhe në Pejë e Podujevë

KQZ: Po vazhdon numërimi i votave për kandidatët për deputetë në disa komuna, pasdite pritet të fillojë edhe në Pejë e Podujevë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se po vazhdon procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë në Qendrat Komunale të Numërimit në komunat e ndryshme të Kosovës.

KQZ thekson se mëngjesin e së premtes ky proces ka filluar edhe në komunën e Istogut dhe Rahovecit.

“Gjatë pasdites, në orën 16:00, planifikohet që numërimi të fillojë në QKN-të në komunat Pejë dhe Podujevë”, thuhet në njoftim.