Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > KQZ: Përfundon numërimi në 9 QKN, vazhdon në 29 komuna të tjera

KQZ: Përfundon numërimi në 9 QKN, vazhdon në 29 komuna të tjera

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se është përmbyllur numërimi i votave të kandidatëve për deputetë në 9 QKN.

Komunat të cilat kanë përmbyllur aktivitetet janë Mamusha, Shtërpca, Juniku, Hani i Elezit, Kllokoti, Mitrovica e Veriut, Novobërda, Zveçani dhe Vitia.

“Deri më tani numri i përgjithshëm i vendvotimeve të procesuara nga të gjitha Qendrat Komunale të Numërimit është 1,221 nga 2,557 vendvotime ”, thuhet në njoftimin e KQZ.

Procesi i numërimit dhe verifikimit është duke vazhduar në 29 QKN të tjera