Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > KQZ: Nesër afati i fundit që partitë politike të paraqesin kërkesat e tyre për çertifikim

KQZ: Nesër afati i fundit që partitë politike të paraqesin kërkesat e tyre për çertifikim

Nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve kanë bërë të ditur se deri sot kanë pranuar aplikimet nga 5 subjekte politike, prej tyre 4 parti politike dhe 1 iniciativë qytetare.

Afti i fundit për subjektet politike (partitë politike, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur) për të paraqitur kërkesat e tyre për certifikim për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës që do të mbahen më 9 shkurt 2025 është 11 dhjetor 2024, ora 16:00.

Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe, subjektet politike duhet të dorëzojnë edhe listat e tyre me emrat të kandidatëve për deputetë.

Numri i përgjithshëm i kandidatëve për deputetë, që përfaqësojnë këto subjekte politike, është: 122 kandidatë.

Subjektet politike që kanë paraqitur aplikimin e tyre janë:

1.Partia Rome e Bashkuar e Kosovës (PREBK) – 35 kandidatë;

2.Jednstvena Goranska Partija (JGP) – 29 kandidatë;

3.Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI) – 35 kandidatë;

4.Srpska Demokratija (SD) – 13 kandidatë; dhe

5.Narodna Pravda – 10 kandidatë;