Raporti i Sekretariatit të Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për rinumërimin e 185 vendvotimeve ka zbuluar 2,831 vota të regjistruara gabim gjatë numërimit fillestar në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).
Sipas raportit, në 28,699 vota të rinumëruara të subjekteve politike është konstatuar se rreth 1.4% e votave preferenciale (nga 201,423 gjithsej) janë regjistruar gabim.
Çfarë tregoi rinumërimi:
- 447 kandidatë kanë marrë 1,634 vota më shumë
- 388 kandidatë kanë marrë 1,197 vota më pak
- Në total, ndryshimi absolut është 2,831 vota
- 355 kandidatë nuk kanë pasur asnjë ndryshim
PDK:
- 244 vota më pak
- 313 vota më shumë
- 557 vota ndryshim total
Rinumërimi tregon mospërputhje në procesin fillestar të numërimit, duke konfirmuar gabime në regjistrimin e votave në disa vendvotime.

