Në kuadër të përgatitjeve për organizimin e Zgjedhjeve për Kuvendin e Koovës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar me mbajtjen e takimeve të ndryshme informuese rreth procesit zgjedhor.
Gjatë këtyre takimeve dhe tryezave, po shpërndahen informacione të ndryshme që kanë të bëjnë me ndryshimet ligjore dhe për periudha të ndryshme të procesit zgjedhor, siç janë: ndërimi i qendrës së votimit brenda komunës; kundërshtimi dhe konfirmimi i Listës Votuese; regjistrimi për votim përmes ekipeve mobile të personave me nevoja të veçanta; dokumentet e pranueshme për ientifikim në vendvotim; regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës; votimin jashtë Kosovës; votimin me kusht; si dhe për plotësimin e fletëvotimit.