Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > KQZ: Kryetari i Bashkisë së Hasit nuk preket nga dekriminalizimi

KQZ: Kryetari i Bashkisë së Hasit nuk preket nga dekriminalizimi

Nuk preket nga dekriminalizimi.

Në këtë përfundim ka arritur Prokuroria dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për kreun e bashkisë së Hasit, Miftar Dautin.

Kjo pasi ai u denoncua nga Shoqëria Civile si i dënuar, dhe u kërkua heqja e mandatit.

Sipas hetimeve nuk rezulton dokumentacioni për masë sigurimi personal të caktuar për kryerjen e ndonjë vepre penale.

Gjithashtu nuk rezulton të jetë lëshuar ndaj tij urdhër kërkimi ndërkombëtar lidhur me kryerjen e ndonjë vepre penale dhe nuk rezulton të jetë marrë për të masa e dëbimit nga një shtet i huaj.