Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > KQZ: Janë numëruar votat për kandidatë në 73.23 për qind të venvotimeve

KQZ: Janë numëruar votat për kandidatë në 73.23 për qind të venvotimeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë deri të dielën ka përfunduar në 73.23 për qind të vendvotimeve.

“Sipas të dhënave të pranuara nga Qendrat Komunale të Numërimit, në të cilat është duke vazhduar apo ka përfunduar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë nga Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, deri në përfundim të ditës së diel, 16 shkurt, janë numëruar 73.23% e vendvotimeve apo 1,855 nga 2,533. Procesi i numërimit ka përfunduar në 19 qendra komunale të numërimit në: Deçan, Istog, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Shtërpcë, Suharekë, Viti, Junik, Mamushë, Hani i Elezit, Ranillug, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut”, thuhet në njoftim.

Derisa procesi i numërimit do të vazhdojë ditën e martë, në 19 Qendra Komunale të Numërimit.