Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > KQZ-ja mbrohet nga sulmet kibernetike për herë të parë me ndihmën e ambasadës britanike

KQZ-ja mbrohet nga sulmet kibernetike për herë të parë me ndihmën e ambasadës britanike

Anëtari i KQZ-së, Arianit Elshani, në ARB Debat me Rid Berisha njoftoi se me ndihmën e ambasadës britanike, sistemi online i KQZ-së për herë të parë do të mbrohet nga sulmet kibernetike.

Rezultati i zgjedhjeve do të publikohet në platformën online nga ora 20:00 deri në 20:30.

Pra me 12 tetor në zgjedhjet lokale sistemi i KQZ-së do të jetë imun ndaj sulmeve kibernetike. Gjë që në zgjedhjet e kaluara parlamentare, faqja zyrtare e KQZ-së ka pasur probleme të vazhdueshme në natën e 9 shkurtit kur u zhvillua procesi i votimit, e që këto probleme u quajtën sulme kibernetike.

Ai siguroi se të gjitha masat janë marrë për të garantuar një proces votimi të lirë, të drejtë dhe demokratik më 12 tetor.

“Të gjitha masat janë marrë dhe po punohet intensivisht që procesi i votimeve më 12 tetor të jetë i lirë, fer dhe demokratik”, tha Elshani në ARB Debat në TV Arbëria.

Intervistën me Elshanin ndiqni sonte në ora 20:30.