Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > KQZ garanton se telashet e zgjedhjeve 9 shkurtit s’do të përsëriten më 12 tetor

KQZ garanton se telashet e zgjedhjeve 9 shkurtit s’do të përsëriten më 12 tetor

Në përgjigje të telasheve që janë hasur gjatë zgjedhjeve të fundit, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se këtë herë janë ndërmarrë masa për të siguruar që rezultatet prelimintare të publikohen sapo të mbyllen qendrat e votimit.

Elezi njoftoi se procesi i votimit ka nisur në të gjitha qendrat e votimit në Kosovë. Ai shtoi se mund të ketë pasur ndonjë vonesë në disa vendvotime, por nuk kanë ndikuar në nisjen e përgjithshme të procesit. KQZ-ja do të mbajë konferencën e ardhshme në ora 11:30.