Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > KQZ fillon programin trajnues për mijëra anëtarë të Këshillave të Vendvotimeve

KQZ fillon programin trajnues për mijëra anëtarë të Këshillave të Vendvotimeve

Në kuadër të përgatitjes së Zgjedhjeve Lokale, të cilat do të mbahen fundjavën e ardhshme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar me trajnimin e anëtarëve të Këshillave të vendvotimeve që do të angazhohen në ditën e zgjedhjeve, më 12 tetor 2025.

Programi trajnues do të zhvillohet në 38 komunat e Republikës së Kosovës dhe ka për qëllim të përgatis më shumë se 15 mijë anëtarë me njohuri për detyrat dhe përgjegjësitë e tyre gjatë procesit zgjedhor.

Procedurat e votimit dhe numërimit në vendvotim; procedurat e Votimit të Personave me Nevoja të Veçanta dhe procedurat e votimit me kusht, janë çështjet thelbësore në të cilat do të përqëndrohet programi trajnues.

Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, Këshilli i Vendvotim është përgjegjës për sigurimin e integritetit, sigurisë dhe të qetësisë në procesin e votimit dhe numërimit në vendvotim nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë nga Komisioni Komunal i Zgjedhjeve.

Në mbledhjen e fundshatatori, KQZ mori vendim për emërimin e anëtarëve të Këshillave të Vendvotimeve të rregullta, atyre me kusht dhe anëtarëve rezervë për Zgjedhjet Lokale, të cilët do të anazhohen në ditën e zgjedhjeve, më 12 tetor 2025. Sipas vendimit të KQZ-së, emërohen 14,305, anëtarë të 2,571 vendvotimeve të rregullta dhe 54 vendvotimeve me kusht, ndërkaq 1,200 anëtarë të tjerë do të jenë rezervë.