Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > KQZ ende po pret të dhënat për ta definuar numrin e saktë të votuesve me 9 shkurt

KQZ ende po pret të dhënat për ta definuar numrin e saktë të votuesve me 9 shkurt

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, në një intervistë për TV Arbëria ka dhënë detaje lidhur me përgatitjet për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Elezi njofton se sot janë njoftuar subjektet politike e organizatat se është hapur aplikimi për vëzhgimin e procesit zgjedhor.

“Sot, KQZ-ja ka njoftuar subjektete politike te certifikuara, organizatat jo qeveritare vendore, organizatat nderkombetare te cilat jane te specialuzuara ne fushen e zgjedhjeve dhe mediat se ka filluar afati per aplikim per tu akredituar, per te vezhguar me afer procesin zgjedhor te dates 09 Shkurt dhe te gjitha aktivitetet e tjera qe zhvillohen pas ditës se zgjedhjeve. Me qellim te lehtesimit te aplikimt, pra per akreditimin e vezhguesve dhe te perfaqesuesve te mediave KQZ ka funksionalizuar platformen online , pra per dallim nga proceset e kaluara zgjedhore aplikimi per akreditimin e gazetareve, por edhe vezhguesve te subjekteve politike dhe te organizatave jo qeveritare do te mund te behet perms ksaj platform ne njoftimin qe ne ua kemi percjelle mediave jane sigurisht edhe te gjitha detajet e tjera teknike dhe menyren se si mund ta bejne kete aplikim. Nderkaq sa i perket fillimit te fushates zgjedhore ne baze te planit te aktiviteteve te vendosura nga ana e KQZ-se fushata zgjedhore per subjekte politike, garuese ne keto zgjedhje do te filloje gjate javes se ardhshme dhe pastaj sigurisht subjektet politike dhe kanditatet e tyre do te kene kohen e nevojshme per tu prezantuar para qytetareve, para publikut veten e tyre sigurisht”, ka njoftuar Elezi për TV Arbëria.

Zëdhënësi i KQZ-së tregon se procesi i aplikimt për tu certifikuar, për të vëzhguar është hapur këto ditë dhe do të zgjas deri në fund të janarit.

“Procesi i aplikimt per tu certifikuar, per tu vezhguar me afer per precesin zgjedhor ka filluar keto dite dhe do te permbyllet ne disa raste deri ne fund te janarit te keti viti, nderkaq ne rastet e tjera do mund te zhvillohet edhe ne fillim te muajit shkurt. Te gjitha afatet per aplikim te organizatave jo qeveritare te subjekteve politike, te mediave, perfaqesuesve te vendeve te huaja, pra te gjitha afatet jane te caktuara ne keto afate i kemi publikuar ne ëeb faqe dhe ne media te ndryshme, aktualisht ne nuk e dim se sa eshte numri I vezhguesve qe do te percjellin kete proces zgjedhor sepse jemi ne fillim te tij dhe duhet te presim per mbylljen e aplikimit dhe certifikimit te tyre per te ditur pastaj se sa vezhgues do te kemi ne procesin zgjedhor te 9 shkurtit”, ka thënë Elezi.

Sa është numri i saktë i votuesve më 9 shkurt?

Sipas të dhënave preliminare numri shtetasve të Kosovës, me të drejtë vote në zgjedhjet 9 shkurtit është rreth dy milion, thotë Valmir Elezi nga KQZ-ja.

“Ne keto momente ne mund te flasim vetem me te dhena preliminare pra jo perfundimtare, jane duke u pergatitur raportet perfundimtare dhe së shpejt do te kemi numrin e sakte te votuesve qe kane te drejte vote, pra per tu votuar ne vend votimin ne diten e zgjedhjeve me 9 shkurt, por edhe te atyre shtetasve te Kosoves qe jane regjistruar si votues jashte Kosoves per te votuar pra nga jashte Kosoves. Sipas te dhenave preliminare numri shtetasve te Kosoves me te drejte vote ne zgjedhjet e dates 9 shkurt eshte se dy million por duhet ta presim raportin perfundimtar per ta ditur sakt se sa eshte ky numer sipas cdo komune ne Republiken e Kosoves, nderkaq sic e dini ne baze te regjistrimit te votuesve jashte Kosoves, numri i shtetasve te Kosoves qe jane regjistruar per te votuar nga jasht Kosoves qofte me perfaqesi diplomatike apo ne votimin perms postes eshte me shume se 107 mije por edhe per kete jemi duke pritur raportin perfundimtar dhe do te kemi te gjitha detajet perfundimtare per numrin e shtetasve qe do te mund te votojn nga jasht Kosoves te ndare sipas shteteve dhe sipas menyres se votimit qe kane perzgjedhur ata”, kështu ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Elezi tutje tregon se KQZ-ja ka filluar përgatitjet për procesin zgjedhor, që nga mesi i muajit gusht.

A është zgjedhur llogo dhe fleta e votimit, sesi do të votojnë qytetarët?

Elezi ka thënë se përmbajtja e fletës së votimit do të finalizohet brenda pak ditësh.

“Sa i perket permbajtjes se flet votimit, dizajnit dhe renditjes se subjekteve politike kjo gje do te behet brenda pak ditesh sepse ne fillim te javes se ardhshme parashohim qe te organizojme terheqjen e shortit per renditjen e subjekteve politike ne fletë votim, pra vetem pasi te terhiqet shorti dhe kur subjektet do te mesojne numrat e tyre atehere do te kemi edhe permbajtjen, dizajnin e miratuar te fletë votimit. Nderkaq per aspekte te tjera sigurisht se jane te planifikuara ne baze te planit te aktiviteteve te KQZ-se”, ka potencuar Elezi.

Votimi i qytetarëve në Veri të Kosovës, Elezi jep detaje

KQZ-ja thotë se janë duke u kryer përgatitjet në të gjitha komunat për procesin e 9 shkurtit, ndërsa sa u përket aspekteve të sigurisë Elezi thotë se janë institucionet kompetente që merren me këtë.

“KQZ eshte duke zhvilluar pergatitjet njekohesisht ne te gjitha komunat e Republikes se Kosoves, pra te gjitha aktivitetet e cila zhvillohen nga ana e KQZ-se zhvillohen njekohesisht ne cdo komune te Republikes se Kosoves, per aq sa I takon Komisionit Qendror te Zgjedhjeve ne jemi duke I kryer pergatitjet ne baze te obligimeve kushtetuese dhe ligjore qe kemi si KQZ, nderkaq aspektet tjera qe kane te bejne me ceshtje te sigurise sigurisht qe jane institucionet e tjera te cilat mund te japin qendrimin e tyre”, ka thënë Valmir Elezi. /TV Arbëria

Intervista e plotë: